4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Njeriu-fluturak” u hodh nga kulla 318 metrash

Më të lexuarat

Hedhja e parë nga kulla më e lartë televizive e Bashkimit Evropian me lartësi 368 metra u realizua dje nga “njeriu fluturak” në Rigë, njofton Agjencia BNS.

Hedhja u bë nga një lartësi 318 metra. Fluturimi i lirë me një kostum special aerodinamik, që e shndërron njeriun në një planer të vogël, zgjati rreth 13 sekonda, i njoftoi Agjencisë përfaqësuesja e videoportalit Nomad.lv Ilze Celmina.

Ekipi është përgatitur për këtë hedhje rreth gjysmë viti. Ai u realizua nga një sportist profesionist me lejen e Qendrës televizive shtetërore të Letonisë.

Për uljen “njeriu-fluturak” përdori parashutën./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit