Njeriu që bëri publike të dhëna të klasifikuara të organeve amerikane të sigurimit Edward Snowden ka bërë kopje dixhitale të dokumentave të vjedhura dhe ua ka dhënë për ruajtje disa personave në vende të ndryshme të botës, rrëfeu gazetari i gazetës “The Guardian” Glenn Greenwald. Nëse Snowden-it i ndodh gjë, dokumentet sekrete do të bëhen publike.
Sipas informatave në dispozicion, aktualisht ish-agjenti i CIA-s ndodhet në zonën e tranzitit të aeroportit “Sheremetievo” të Moskës, ku ai mbërriti nga Hong Kong-u. Spiuni kibernetik nuk ka asnjë dokument identifikues, dhe ai nuk mund të hyjë në Rusi ose të blejë një biletë.