Lëvizjes BESA kohë më pare iu bashkua njëri prej ekspertëve më të rëndësishëm në sektorin e shëndetësisë, profesor Husein Reka. Reka është ndër ekspertët e rrallë në Maqedoni sa i përket politikave shëndetësore, financimit shëndetësor dhe ekonomisë së shëndetësisë me eksperiencë mbi 15 vjeçare.
Në 10 vitet e fundit ai ka menaxhuar projekte të shumta reformuese me vlerë, që kanë pasur qëllim përmirësimin e financimit të shëndetësisë. Gjithashtu, ai ka qenë i angazhuar edhe si këshilltar për reformat në financimin shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore në shtetet më të zhvilluara. Disa vite me radhë ka punuar si konsulent për ekonomi shëndetësore në Londër, respektivisht Konsulent i Lartë për Politika Publike të London School of Economics.
Reka është edhe bashkëautor i disa punimeve shkencore të botuara në revista shkencore të njohtura (Health Policy, Population Health Metrics, BMJ) në temat e qasjes, përdorimit dhe përgjegjshmërinë e sistemeve shëndetësore, kënaqëshmërisë nga shërbimet shëndetësore dhe risk faktorët e diabetisit.
z. Reka ka mbaruar studime postdiplomike në Univerzitetin e Jorkut (Ekonomi Shëndetësore), London School of Economics (Politika Shëndetësore Ndërkombëtare) dhe Imperical College London (Biznis Administratë). Ai është anëtar i disa organizatave më të rëndësishme shëndetësore në botë.
Mirësevjen në Lëvizjen BESA, profesor Reka. Sistemi i shëndetësisë është një nga shtyllat themelore të një shteti, ndërsa njëjtë si edhe në fushat tjera, komunat shqiptare kanë qenë të diskriminuara edhe në këtë sektor të rëndësishëm.
Bashkërisht me ekspertë të shumtë të Lëvizjes BESA, shqiptarëve të Maqedonisë do t’ju ofrojmë një sistem shëndetësor të dinjitetshëm dhe poltika që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në ngritjen e përgjegjësisë, rritjes së cilësisë së shërbimeve por edhe infrastrukturë dhe aparatura moderne për nevojat e qytetarëve, ndërsa Reka është përzgjedhur bartës i listës së Lëvizjes BESA – Tetovë.
Më poshtë e gjeni intervistën e realizuar nga Almakos me Husein Reka.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1838939939480183/
Almakos: Pse ka degraduar Komuna e Tetovës?Almakos: Pse ka degraduar Komuna e Tetovës?
Husein Reka: • Qyteti i Tetovës edhe pse qyteti i katërt më i populluar në Maqedoni, me dy univerzitete dhe me demografi të volitshme, njëzet vitet e fundit është duke stagnuar si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë shoqëror dhe zhvillimor
• Institucioni Komunë nuk arriti që gjatë kësaj periudhe të modernizohet për tu ballafaquar me poblemet e shekullit të ri, por mbeti veç një relikt i shekullit të kaluar i pa aftë për të zgjedhur nevojat elementare të banorëve të Tetovës
• Pushtetet e mëparshme lokale dështuan ta transformojnë komunën nga një institucion i ndërtuar në shekullin e kaluar, në një insititucion modern dhe efikas që do të adresojë problemet e qytetarëve të saj.• Institucionet dhe shërbimet komunale jo vetëm që nuk u modernizuan dhe u bënë më efikase, ato u shkatëruan krejtësisht deri në nivel të mos mundësisë së kryerjes së funkcioneve elementare, ndërsa në disa raste u falimentuan dhe shitën
• Ky cikël i dështimeve dhe paaftësive për zgjidhje të problemeve çoi deri tek akumulimi i problemeve dhe tranzicionimit të tyre prej problemeve akute në probleme serioze dhe kronike që nisën të cënojnë shëndetin dhe kualitetin e jetës së banorëve të Tetovës
• Zhvillimi i pa planifikuar ekonomik dhe rritja e popullatës, infrastruktura dhe ekspertiza jo adekuate, dhe mungesa e hapësirës dhe kapaciteteve për përpunim e mbeturinave e bënë menaxhimin e mbeturinave një nga problemet më kritike të Tetovës
• Levizja Besa eshte ketu qe te propozoje zgjidhje te ketyre problemeve dhe me besimin e popullit me 15 Tetor te mer mandatin per vendosjen e standardeve te reja të qeverisjes lokale
• Levizja Besa konsideron se është koha e fundit që Tetova të pësojë ndryshime pozitive dhe të arrihet një KTHESË për qytetin duke aplikuar metoda bashkëkohore të menaxhimit dhe përdorimin adekuat të resurseve njerëzore dhe teknologjisë
Almakos: Çka i nevojitet Tetovës për të dalur nga ky cikël vicioz i degradimit?
Husein Reka: • Tetova ka nevojë për një vizion të qartë për një qytet modern evropian, Qytet të Mençur (Smart City) dhe një strategji se si do ta realizojë këtë vizion dhe objektivat e saj• Udhëheqësia e ardhshme duhet të ndërmer një transformacion institucional që do të vendosë themelet e këtij qyteti modern duke futur konceptin “Qytet të Mençur” (Smart Cities) me aplikim të teknologjisë informative dhe vendimmarrje të bazuar në të dhëna• Një shoqëri vibrante, popullatë e shëndoshë dhe produktive që do të jetë bartëse e zhvillimit ekonomik dhe kapitali më i rëndësishëm i qytetit – është zgjidhja e problemeve të Tetovës• Në të njejtën kohë, rehabilitimi dhe ngritja e institucioneve komunale për shërbim efikas dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve duhet të jetë detyra parësore, dhe aty ku pushteti qendror dështon, pushteti lokal duhet të intervenojë• Ky vizion do te bazohet në disa elemente kyçe:1. Vlerësim dhe interakcion me kapitalin njerëzor2. Stimulim të banorëve dhe popullatës3. Involvim të banorëve4. Komunikim të hapur5. Transparencë dhe hapje e institucioneve banorëve6. Pëmbajtje për komunitetin7. Inovacion
Almakos: Ku do bazohet BESA?
Husein Reka: Elementet kyçe të Programit tone do te bazohen në:
1. Ekonomi e mençur (Smart Economy): përmban bizneset lokale për konkurencë duke promovuar inovacion, duke përmbajtur themelet e sipërmarsisë, duke siguruar ambient që bizneset të jenë produktive, efikase dhe konkurente, si dhe bashkëpunim për arritje suksesi2. Njerëz të mençur (Smart People): paraqesin themelin e çdo Qyteti të Mençur duke patur qasje në informacion dhe teknologji, duke përqafuar kreativitetin dhe inovacionin, duke zbuluar mënyra të reja të realizimit si dhe mbështetjen nga liderët e komunitetit, shërbimet dhe programet që inkurajojnë zhvillim dhe mendim progresiv3. Udhëheqësi e mençur (Smart Governance): përdorim të mirë dhe efektiv të resurseve duke siguruar qasje në informacion dhe shërbime për të gjithë, planifikim dhe mirëmbajtje të infrastrukturës, sigurim të ujit të pijshëm dhe menaxhim të mbeturinave, administratë e hapur dhe transparente, vlerëson inputin dhe angazhimin e qytetarëve, dhe përqafon teknologjinë për të siguruar informacione për qytetarin ku dhe kur ka nevojë4. Mobilitet i mençur (Smart Mobility): siguron qasje adekuate për transport, qasje on-line në internet dhe teknologji mobile, dhe siguron kyçje dhe përfshirje të gjithë komuniteteve duke ju dhënë mundësi për të kontribuar5. Ambient i mençur (Smart Environment): siguron balancimin e duhur ndërmjet planifikimit për zhvillim dhe mbrojtjen e resurseve, ruajtjen e ambient natyror dhe balancimin ndërmjet furnizimit dhe konsumimit të energjisë6. Të jetuarit të mençur (Smart living): siguron kushte për stil jetësor të shëndoshë, planifikim dhe shërbime për popullatën në moshë dhe personave me nevoja të veçanta, aktivitete sportive për të gjitha moshat, dhe involvon komunitetet duke promovuar diverzitetin.
Keto jane vetem postulatet dhe shtyllat e veprimit tone, ndersa se shpejti do te dalim me oferten dhe projektet konkrete qe do te jene pjese e ketij koncepti.