Zëvendëskryeministri i parë njëherit ministër I Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim edhe Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Ambasadorja turke ka përgëzuar Ministrin Pacolli, me rastin e marrjes së detyrës së re, duke rikonfirmuar, në emër të shtetit të saj mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Turqisë në konsolidimin e mëtejmë të shtetësisë së Kosovës në aspektin ndërkombëtarë, përfshirë integrimin në strukturat euro-atlantike dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Nga ana e tij, Pacolli ka kërkuar që mbështetja e Turqisë të vazhdojë edhe më tutje, sidomos në rritjen e përpjekjeve diplomatike të këtij vendi për sigurimin e njohjeve të reja tek vendet ku ajo mund të ketë ndikim dhe sigurim të mbështetjes së njëjtë edhe për anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare.
Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik në fushat e interesit dy-palësh ka qenë një temë tjetër, e cila është diskutuar gjatë takimit