3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Refugjatët në ndihmë refugjatëve, sirianët dhurojnë para për muslimanët Rohingya

Më të lexuarat

Banorët e një kampi refugjatësh sirianë në Turqi, janë mobilizuar për të lehtësuar gjendjen e muslimanëve Rohingya të bllokuar në kufirin e Bangladeshit, duke iu dhuruar ato pak para që i kanë, njerëzve të zhvendosur mijëra kilometra larg.

Banorët e kampit Yayladağ në qytetin jugor turk Hatay, filluan një fushatë për grumbullim ndihmash gjatë fundjavës, pas faljes së namazit.

Paratë e mbledhura iu dhuruan Gjysmëhënës së Kuqe Turke, duke bërë thirrje për dhënien fund të veprimeve shtypëse kundër muslimanëve Rohingya.

Një grup i madh refugjatësh, që përbëheshin kryesisht nga turkmenët sirianë, të cilët u larguan nga konflikti i vazhdueshëm në vendin e tyre vite më parë, jetojnë në “qytet kontenier” shtetëror, një kamp i përbërë nga kontejnerët e transportit të konvertuar në njësi banimi.

Shumë prej tyre nuk kanë të ardhura ose ndonjë formë kursimesh, pasi është dashur të ikin me pak pasuri nga atdheu i tyre. Njerëzit e zhvendosur tani varen nga ndihma nga organizatat bamirëse për të mbijetuar.

Megjithatë, ata i shohin muslimanët Rohingya duke jetuar në kushte shumë më të këqija sesa ata, pasi imazhet e myslimanëve të zhvendosur nga Myanmar që jetojnë në kampe të improvizuara në kushte të jo sanitare dhe të shëndosha, duke u ushqyer me racione të pakta të ushqimit, nxisin emocionet në Turqinë me shumicë muslimane.

Ali Molla Musa, një refugjat, thotë se askush “nuk mund të mbetet i heshtur” përballë shtypjes ndaj myslimanëve Rohingya në Myanmar. Ai thotë se refugjatët po luten çdo ditë me shpresën se dhunës dhe persekutimit të muslimanëve do t’i vjen fundi.

“Ne e harruam atë që kaluam dhe po shqetësohemi për vëllezërit dhe motrat tona të pafajshme nga Rakhini.

All-llahu na mbrojttë të gjithëve nga vuajtjet e tilla. Si refugjatë, ne bashkëndjejmë me ta, kemi vuajtur si ata më parë.

Prandaj vendosëm që të përdorim burimet e pakta që kemi. Musai dhe të tjerët vunë një qilim jashtë xhamisë së kampit, ku besimtarët pas namazit të mund të kontribuojnë me ndonjë donacion.”

Muhammed Kömürcü, i cili organizoi fushatën e ndihmës, thotë se do të mbledhin donacione gjatë javës.

“Masakra në Rakhinë na ka tmerruar, nuk mund të qëndrojmë këtu duke mos bërë asgjë, njerëzit këtu janë të etur për të ndihmuar (myslimanët Rohingya). Ishte me të vërtetë prekëse të shohësh njerëzit të cilët janë vetë refugjatë, aq të etur për të dhuruar”.

Sipas shifrave të fundit nga OKB-ja, 270,000 muslimanë të Rohingya kanë kaluar në Bangladesh dhe dhjetëra mijëra të tjerë u zhvendosën brenda vendit pas një ofenzive pa dallim nga forcat e sigurisë të Myanmar ndaj komunitetit.

Bangladeshi po përpiqet që të mbajë gjallë refugjatët dhe shumë migrantë po përballen me pasiguri përgjatë kufirit, në të cilin po mbledhen përherë e më shumë familje të varfra me pak për të ngrënë dhe në kushte jetese josanitare.

Turqia synon të ndërtojë më shumë kampe të banueshme për muslimanët Rohingya, sipas Presidentit Erdoan, i cili tha të premten se kampet e tanishme të çadrave në Bangladesh nuk janë të jetueshme, duke shtuar se Turqia mund të ndajë njohuritë dhe përvojën e saj rreth ndërtimit të kampeve me objekte më të mira, pasi vendi ka mirëpritur rreth 3 milionë refugjatë sirianë për më shumë se gjashtë vjet./tesheshi/

Agjencia shtetërore turke e zhvillimit, TİKA shpërndau 1,000 ton ndihma humanitare për muslimanët Rohingya dhe planifikon të japë 10,000 ton më shumë.

Gjysmëhënia e kuqe turke ka shpërndarë edhe 2.5 milionë dollarë ndihmë për ata që u strehuan në Bangladesh.

Gruaja e Presidentit Erdogan, Emine Erdoğan dhe ministrat e kabinetit qeveritar ishin në Bangladesh javën e kaluar, për të dhënë personalisht ndihmën dhe për të folur me muslimanët e zhvendosur të Rohingya.

Përveç kësaj, Fondacioni Diyanet (TDV), krahu bamirës i Presidencës Turke të Çështjeve Fetare (Diyanet), javën e ardhshme do të shpërndajë paketa ushqimore me vlerë 150,000 dollarë për 3,000 familje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit