Dhuna ndaj muslimanëve Ryhonga, protesta në të gjithë Azinë

Më të lexuarat

Mijëra njerëz dolën të premten në rrugë në disa shtete në Azi, për të shprehur zemërimin mbi sjelljen e Myanmar-it ndaj popullit musliman të Ryhonga.

Sipas UNHCR, të paktën 270,000 pjestarë të këtij komuniteti kanë ikur nga Mynmar-i verior në Bangladesh gjatë dy javëve të fundit, që është afërsisht një e treta e të gjithë popullsisë që jeton në këtë vend me shumicë budiste, raporton CNN.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, më shumë se 1,000 vetë u vranë në përleshje.

Pjestarë të organizatave politike, fetare dhe shoqërisë civile u bashkuan në protestat në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, për t’i kërkuar Myanmar-it që të ndalë gjenocidin dhe t’i kthejë ata që kanë ikur nga shtëpitë e tyre.

Demonstruesit mbanin postera dhe mbishkrime që kritikonin fituesen e çmimit Nobel dhe udhëheqësen e Myanmar-it, Aung San Suu Kyi.

Protestat u mbajtën gjithashtu në Malajzi, Filipine, Indonezi dhe Pakistan.

Qeveria e Myanmar-it akuzoi ‘terroristët’ për shpërthimin e dhunës pasi militantët e Ryhonga vranë 12 anëtarë të shërbimeve të sigurisë në sulmet e kalimit kufitar dy javë më parë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit