Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, është shprehur “i sigurt” se do të fitojë luftën civile në vend.
Në një intervistë për televizionin libanez, Al Manar, Assad ka paralajmëruar se Damasku do të hakmerret për çdo “sulm” të Izraelit në territorin e tij.
Ai po ashtu ka thënë se Rusia ka përmbushur disa nga kontratat e saj të armëve, por nuk ka pranuar se ato përfshijnë sistemet për mbrojtje raketore S-300.
Assad ka përsëritur se Qeveria siriane është e gatshme në parim për të marrë pjesë në një konferencë të paqes në Gjenevë, por ka thënë se çdo marrëveshje do të duhet të vihet në referendum.
Konflikti civil në Siri ka shpërthyer në mars të vitit 2011. Mbi 120,000 njerëz thuhet të kenë humbur jetën në luftime./BS/kohaislame