-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Izraeli do bombardojmë pallatin e Assad, nëse Irani zgjerohet më tej në Siri

Më të lexuarat

Mediat arabe raportojnë se vizita e kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu në Moskë ka patur në vëmendje rolin e Iranit në Siri. Tel Avivi zyrtar mendon se Kremlini është padroni i ri në Damask dhe me këtë rast ka bërë thirrje për frenim të Iranit.

Përndryshe, siç raportojnë mediat arabe, nëse Irani zgjerohet në Siri, Izraeli do të bombardojë pallatin presidencial të Assadit.

Mediat referojnë një zyrtar të lartë izraelit sipas te cilit nëse nuk merren masa ndaj Iranit, atëherë Izraeli do të bëj gjithçka që armëpushimi i Astanas të bëhet nul.

Gazeta “Al – Jadida” shkruan se “mes Netanyahut dhe Putin u arrit mirëkuptim”, duke shtuar se Izraeli do të veprojë me forcë për shqetësimet e veta.

Netanyahu është shprehur se takimi i tij me Putin është realizuar pasi situata në Siri në javët e fundit ka ndryshuar shumë shpejt.

Izraeli e konsideron Iranin kërcënimin kryesor dhe shpesh ka bërë thirrje për aksione ushtarake ndaj tij, madje duke bërë aleancë me monarkitë arabë të Gjirit Persik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit