5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Lëvizja BESA dënon ashpër vendimin racist të Federatës së Karatesë që përjashtoi kampionen vetëm pse ishte shqiptare

Më të lexuarat

Diskriminimi në baza etnike në Maqedoni, fatkeqësisht, vazhdon edhe më tutje dhe shtrihet në çdo aspekt. Rasti i fundit është mospërfshirja e kampiones në karate, Azra Curi në reprezentacionin shtetëror të Maqedoni.
E zhgënjyer nga ky vendim ku asaj i mohohet mundësia për të marrë pjesë në Kampionatin Botërorë të Karatesë për kadet, junior dhe junior deri më 21 vjeç që do të mbahet në Tenerife të Spanjës, Azra Jakupi pas 12-vjet stërvitjeje u detyrua të merr vendim që të tërhiqet nga sporti i karatesë.
Lëvizja BESA dënon ashpër këtë veprim Federatës së Karatesë së Maqedonisë, e cila pa dhënë asnjë shpjegim përjashtoi kampionen nga reprezentacioni shtetëror vetëm pse ishte shqiptare.
Për Lëvizjen BESA është i papranueshëm diskriminimi që bëhet në fushë të sportit. Sporti duhet t’i bashkojë të rinjtë pavarësisht se cilës etnie i përkasin dhe të shemb muret ndarëse. Por, fatkeqësisht, pabarazia dhe diskriminimi është duke u shfaqur edhe në këtë sferë siç ishte edhe rasti në ndeshjen e futbollit që u mbajt në Shkup midis Real Madridit dhe Mançesterit, në të cilin Federata e Futbollit të Maqedonisë organizoi vetëm manifestim maqedonas dhe u diskriminua elementi shqiptarë përpara ndeshjes së futbollit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit