16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Turqia notë proteste Gjermanisë, kërkesë për ekstradimin e bashkëpunëtorit të Gylenit

Më të lexuarat

“Në media janë përhapur pretendime se pjesëtari i arratisur i organizatës terroriste FETO, Adil Oksuz ndodhet në Gjermani. Nëse kjo është e vërtetë, kemi kërkuar që menjëherë arrestohet dhe të ekstradohet në Turqi”

ANKARA (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se në media janë përhapur informacione se një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Fetullah Gylenit ndodhet në Gjermani, dhe se në lidhje me këtë Turqia i ka dërguar notë proteste Gjermanisë, që nëse është e vërtetë, menjëherë të arrestohet dhe të ekstradohet në Turqi, raporton Anadolu Agnecy (AA).

“Në media janë përhapur pretendime se pjesëtari i arratisur i organizatës terroriste FETO, Adil Oksuz ndodhet në Gjermani, si dhe flitet për vendndodhjen e tij të saktë. Ministria e Jashtme ka dërguar notë zyrtare Gjermanisë. Nëse kjo është e vërtetë, kemi kërkuar që menjëherë të gjendet, arrestohet dhe të ekstradohet në Turqi”, ka thënë Çavuşoğlu.

Adil Oksuz është një nga emrat kryesorë të tentativës për grusht shteti të organizuar nga FETO-në Turqi më 15 korrik të vitit të kaluar, i njohur edhe si “imami i FETO-s në forcat ajrore”. Konsiderohet si krahu i djathtë i Fetullah Gylenit dhe njeriu i dytë brenda organizatës terroriste.

Ai pak pas tentimt të dështuar u kap, por u la lirë pasi kishte thënë se në bazën ajrore ndodhej rastësisht pas një shëtitje në atë pjesë.

Oksuz ishte profesor në Fakultetin e Shkencave Islame në Universitetin e Sakarias. Gazeta amerikane “USA Today” kishte shkruar se Oksuz dy vite më parë përmes kompanisë së tij fiktive të cilën e kishte hapur në vitin 2010 kishte dhuruar para në kuadër të fushatës “Ready for Hillary PAC”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit