Dhjetëra palestinezë të burgosur fillojnë grevë urie

Më të lexuarat

RAMALLAH (AA) – Pesëdhjetë palestinezë në burgjet izraelite sot kanë filluar grevë urie ndaj ndërprerjes së rrogave të tyre nga qeveria palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i të burgosurve pagat e të cilëve janë ndërprerë, Mansur Shemasine, në një deklaratë për mediat bëri të ditur se të burgosurit në burgjet e Izraelit duke filluar nga sot së bashku me personat e liruar kanë filluar grevë të urisë me kohë të papërcaktuar për të protestuar për ndërprerjen e rrogave nga qeveria palestineze.

Shemasine në deklaratë tha se “Qeveria e Palestinës për 3 muaj nuk po na paguan rrogën, të cilën sipas ligjeve kemi të drejtë ta marrim.”

Qeveria palestineze kishte ndërprerë rrogat e 300 palestinezëve të cilët ishin liruar me shkëmbimin e të burgosurve gjatë vitit 2011. Ndërkaq edhe 50 palestinezë, rroga e të cilëve është ndërprerë ndodhen ende në burgjet izraelite.

Nga ana tjetër palestinezët e liruar të shtunën e kaluar me kërkesën e pagimit të rrogës së tyre, kishin filluar grevën e urisë me kohë të papërcaktuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit