16.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Izraeli vazhdon me zgjerimin e vendbanimeve ilegale

Më të lexuarat

Netanyahu ka theksuar se “Asnjë qeveri izraelite nuk shërbeu kaq shumë për vendbanimet se qeveria ime”

JERUSALEM (AA) – Kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu, mori pjesë në ceremoninë e vënies së themelit të më shumë se 1 mijë ndërtesave të cilat do të ndërtohen në vendbanimin hebrenj “Beitar İllit”, i cili ndodhet në jug të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë fjalimit të tij në këtë ceremoni, Netanyahu tha se “Asnjë qeveri izraelite nuk shërbeu kaq shumë për vendbanimet sa qeveria ime”.

Kryeministri izraelit njoftoi se do të ndërtohet një rrugë e re e cila do ta lidhë vendbanimin hebre me popullsi prej rreth 50 mijë personash, me Jerusalemin.

“Beitar İllit” ku do të shtohen më shumë se një mijë ndërtesa, ndodhet në mes të vendbanimeve më të mëdha hebreje në Bregun Perëndimor, i cili është nën pushtim.

Të gjitha vendbanimet në territoret e Palestinës janë të jashtëligjshme

Kryeministri i Izraelit, Netanyahu, më parë ishte shprehur se edhe në qoftë se fillojnë takimet e paqes me palën palestineze, nuk do të ketë ndalime në ndërtimin e vendbanimeve hebreje.

Netanyahu në një deklaratë të muajit të kaluar ishte shprehur se edhe në qoftë se do të ketë një zgjidhje politike edhe në qoftë se nuk do të ketë, Izraeli do të vazhdojë kontrollin ushtarak në gjithë Bregun Perëndimor.

Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor ndodhen nën pushtim që nga viti 1967. Në Bregun Perëndimor ndodhen më shumë se 400 mijë, kurse në Jerusalemin Lindur më shumë se 200 mijë hebrenj kolonë.

Sipas të së drejtës ndërkombëtare të gjitha vendbanimet në fjalë që ndodhen këtu janë ilegale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit