8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Tjetër tragjedi në det, mbytet në Velipojë 13-vjeçari nga Kosova

Më të lexuarat

Tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhet shqiptare me pasojë vdekjen e një pushuesi.

Një 13-vjeçar nga Mitrovica, është mbytur këtë të shtunë në plazhin e Velipojës, pasi është futur në det për t’u larë.

Ai ndodhej për pushime bashkë me familjen e tij.

Dyshohet se i mituri me inicialet L.I ka pësuar infarkt pas kontaktit me ujin e ftohtë dhe nuk ka mundur më të dalë nga deti.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

Plazhet pa roje bregdetare
13-vjeçari është pushuesi i dytë nga Kosova që humbet jetën në plazhin e Velipojës.

Edhe pse tragjeditë në brigjet shqiptare thellohen ditë pas dite, sërish institucionet nuk kanë marrë asnjë masë me garantimin e sigurisë në plazhe.

Asnjë prej plazheve në vend nuk ka roje bregdetare e kulla vrojtimi, duke bërë që jeta e pushuesve të jetë në rrezik në çdo moment.

Ndërsa nga ana tjetër, institucionet si Agjencia e Bregdetit dhe bashkitë luajnë ping-pong mbi përgjegjësinë e sigurisë së pushuesve në bregdet.

Njoftimi i policisë:
Më datë 05.08.2017, rreth orës 14:30, në plazh Velipojë, kemi marrë njoftim se aksidentalisht është mbytur në ujë, një fëmi L. I, 13 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ekipi mjeksor dhe Policia kanë mbritur menjëherë në vendngjarje por fëmija ka ndërruar jetë.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit