Disa ushqime thjesht shkojnë bashkë – gjalpi i kikirikut dhe xhelatina, djathi dhe krakerët, bizelet dhe karotat. Por disa ushqime që shijojnë shumë mirë bashkë po ashtu kanë vlera më të larta ushqyese kur hahen të kombinuara.
Këtu i kemi tri çifte të fuqishme që janë më të mira bashkë.
Drithërat e papërpunuara me hudhër apo qepë
Duke shtuar qepë apo hudhra të gatuara në pjatën e drithërave të papërpunuara do t’i bëjë ato të jashtëzakonshme – dhe hulumtimi i ri sugjeron që mund t’i bëjnë drithërat edhe më të shëndetshme.
Studimi, i publikuar në “Journal of Agricultural and Food Chemisty”, ka zbuluar që kombinimi i hudhrës dhe/ose qepëve me drithërat e papërpunuara mund të ndihmojë në rritjen e absorbimit të hekurit dhe zinkut – mineralet që absorbohen jo fort më lehtë nga burimet bimore se sa burimet shtazore (hekuri ndihmon të bartet oksigjeni në qeliza, zinku është i nevojshëm për imunitetin e shëndetshëm dhe riparimin e plagëve.)
Hulumtuesit nuk e dinë saktësisht se si, por spekulojnë që bashkëdyzimet e squfurit në qepë dhe hudhra janë ato që ndihmojnë të promovojnë absorbimin (ato po ashtu janë shkaktaret e kundërmimit të hudhrës nga goja.)
Bizelet dhe perimet e gjelbra
Çifti i vërtetë i fuqishëm këtu është hekuri (i gjetur në bizele) dhe vitamina C (në perimet e gjelbra). Kur ju i hani bashkë bizelet dhe perimet e gjelbra, vitamina C në perimet e gjelbra ndihmon ta kthejë hekurin në bizele në një formë që trupi juaj mund ta absorbojë më lehtë.
Ky efekt veçanërisht ndihmon kur ju merrni hekurin që absorbohet më pak lehtë, i gjetur në burimet joshtazore, siç është tofu, spinaqi, rrushi i thatë dhe drithërat e fortifikuara (mishi, peshku dhe mishi i pulës ofrojnë hekurin që zakonisht gjendet në hemoglobinë dhe myoglobinë në gjak, të cilin trupi juaj e absorbon më lehtë).
Më shumë burime të vitaminës C përveç perimeve gjethore të gjelbra: frutat e agrumeve, lulelakra, specat e kuq të llojit capsicum, majdanozi dhe papaja.
Domatet dhe vaji i ullirit
Shtimi i yndyrës, siç është vaji, në pemë dhe perime mund t’ju ndihmojë të absorboni më mirë disa nga fitonutrientët e tyre të shëndetshëm.
Një studim i bërë nga “Free Radical Biology and Medicine” ka zbuluar që njerëzit të cilët hanin disa shujta të produkteve të domateve në çift me vaj luledielli apo vaj ulliri kanë rritur nivelet e tyre të likopenit deri në fund të javës (Likopeni është një përbërës që u jep domateve, specave të kuq dhe shalqirit ngjyrën e tyre të kuqe dhe ka qenë i lidhur me rrezikun e reduktuar të kancerit të gjirit, sëmundjeve të zemrës dhe të mushkërive).
Por vaji i ullirit është një zgjidhje më e shëndetshme. Duke e krahasuar me grupin që kanë konsumuar vaj të lulediellit ata të cilët kanë marrë vaj të ullirit kanë pasur nivele më të larta antioksidante.