Musa alejhi selam largohej nga familja, shtëpia dhe vendi i tij, vetëm e vetëm që ta dëgjoj fjalën e Allahut. Ai për këtë arsye qëndronte i vetmuar me ditë e netë të vazhdueshme.
Ndërsa ne, nuk kemi nevojë të largohemi nga shtëpia, madje as nga dhoma ku jemi, nuk kemi nevojë të udhëtojmë, as familjen ta lëmë.
Ne nuk kemi nevojë për gjë tjetër vetëm se ta përkujtojmë veten, se fjala e Allahut e zbritur nga shtatë qiejt, tashmë gjendet pranë duarve dhe syve tanë.
A nuk e shohim?
Mr. Xheladin LEKA
Spreitenbach, Zvicër.