-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Disa këshilla për t’i bërë veshjet tuaja të vjetra sërish të reja

Më të lexuarat

Jemi gjithmonë në dilemë sa herë na duhet të ndryshojmë garderobën tonë për t’i dhënë asaj të tjera ngjyra, shije dhe nuanca të reja. Çfarë na mungon? Çfarë duhet të flakim? Çfarë duhet të ndryshojmë?
Dhe me siguri që mes këtyre ndryshimeve gjenden edhe rrobat që ne na duken të vjetra ose thënë ndryshe jo në modë, të cilat mund të jenë blerë shumë kohë më parë, nuk na pëlqen më stili i tyre apo thjesht na mendojmë se janë të papërdorshme.
Por a e keni menduar që këto rroba mund të bëhen sërish pjesë e veshjes suaj? Që nga të vjetra (jo në mund) mund t’i shndërroni në veshje tërësisht të reja?
Ne do të ju tregojmë disa mënyra të thjeshta dhe praktike sesi mund ti “zgjasni” jetën këtyre rrobave duke i bërë ato pjesë të veshjeve tuaja të përditshme.
Së pari, stolisni pulovrën tuaj
Merreni atë pulovër të vjetër që mendoni të flakni, dhe kushtojini asaj pak vëmendje fillimisht. Dhe mendoni se ç’pamje do të dëshironit të kishte.
Kështu sugjeron Kathleen, e cila shkruan në blogun “Fabulous Grosgrain”. Ajo është e njohur në të gjithë botën si mbretëresha e përditësimit të veshjeve të vjetra. Kathleen-it i pëlqen t’i japë jetë të re veshjeve të lëna në harresë. Shumë njerëz pasi kanë lexuar blogun e saj janë frymëzuar sesi mund t’i stolisin pulovrat e tyre.
Së dyti, ngushtoni pulovrat tuaja
Në blogun Grosgrain Fabulous mund të gjeni tutoriale fantasike sesi mund të ngushtoni pulovrat tuaja, duke iu dhënë atyre një formë të re. Dhe nisur nga këto tutoriale janë të shumtë njerëzit e kënaqur nga kjo metodë, dhe sigurisht për pulovrat e reja që kanë përfituar, pa anjë kosto ekonomike.
Të ngushtosh një pulovër është kaq e thjeshtë. E kthen trikon si brenda dhe jashtë duke shënuar  pjesën që ju doni të hiqni. Më pas e pret atë, dhe e qep sërish copën. Ja ku u ngushtua.
Së treti, të ndryshoni stilin e këmishës suaj
Jen, e cila shkruan në blogjet Tatertots dhe Jello është një mjeshtre e pabesueshme kur bëhet fjalë për rimodelimin e veshjeve dhe veçanërisht këmishave. Ja si e transformoi ajo këmishën e saj.
Fillimisht mori një një këmishë të thjeshtë dhe një peshqir në dyqan, dhe produkti që realizoi ishte një këmishë e rrudhosur. Pak vëmendje, kreativitet dhe përkushtim mjaftuan për të ndryshuar kësmishën e saj të vjetër duke e bërë të re. Këtë mund ta bëj çdonjeri prej jush.
Së katërti, ktheni në modë xhaketat e dimrit
Në blogjet Tatertots dhe Jello do të gjeni informacion të mjafueshëm sesi mund të ktheni në modë xhaketat tuaj dimërore. Po ju tregojmë disa ndryshime që mund të bëni. Mund të shtoni fjongo të tjera, por kjo në varësi të kombinimeve, zëvendësoni butonat, ndryshoni gjatësinë e mëngëve. Po ashtu ju mund të krijoni edhe një jakë me ngjyra. Dhe ja ku u përftua një pallto e re. Së pesti, rinovoni xhinset e vjetra
Të gjithëve na ndodh që xhinset tona të preferuara të vjetërsohen. Mund të jenë venitur aq shumë, saqë nuk mund ti veshim kur dalim.
Ja çfarë na sugjeron Kate nga Centsational Girl. Ajo personalisht ka përdorur një kovë me bojë RIT për t’i rikhyer ngjyrën fillestareve xhinseve të saj. Kate na sugjeron që për të përfituar një ngjyrë akoma më të këndshme, do të ishte e këshillueshme të përdornim dy kombinime, në varësi të preferencave.
Së gjashti, jepuni shalleve tuaja ngjyra të reja
Ne folëm më lartë për veshjet, por po aksesorët? Keni një shall ngjyrë kafe, dhe ju duket i mërzitshëm? Ju mund t’i jepni atij një ngjyrë të re. Një sugjerim do të ishte ombre, e cila është një prej nuancave më in deri tani. Dhe për këtë ju ndihmon sërish boja RIT, mjafton që të zgjidhni nuancat që dëshironi.
Kombinimi i të tilla nuancash është lehtësisht i realizueshëm. Gjithsesi çdonjeri mund ti jap shallit të tij nuancën që ai dëshiron, duke e kombinuar atë me veshjen.
Së shtati, krijimi i kombinimeve të reja në çantat egzistuese 
Çdo vajzë do ta dëshironte një çantë të re për çdo sezon, por kjo jo gjithmonë është e mundur. Kësaj mund ti japim një zgjidhje praktike. Ju mund të ndryshoni çantat që keni, duke i përshtatur  në bazë të nevojave. Përshembull, në çantat që keni ju mund të shtoni tek to rripa të tjerë (qofshin këto pëlhure apo lëkure), të shtoni qepjen në një anë të saj, apo edhe të stiloni lule. Gjithmonë në varësi të sezonit dhe veshjes që keni zgjedhur.
Së teti, përmirësoni këpucët
Ka shumë këpucë të prodhuara që tregtohen, të cilat janë vërtet për të ardhur keq. Dhe çdokujt i ndodh të blejë pa menduar gjatë të tilla këpucë. Por a e dini sesi mund të përmirësoni këpucët tuaja duke i dhënë në këtë mënyrë një formë tjetër?
Dizajni i tyre, aksesorët shtesë, ndonjë qepje, ngjyrat dhe kombinimet, janë disa prej përmirësimeve që ju mund të bëni. Mos harroni, që gjithçka varet nga materiali i këpucëve dhe sezoni.
Së nënti, të heqim njollat egzistuese
Njollat janë një problem më vete, si edhe arsyeja se pse shumë veshje flenë në dollapet tona. Tashmë në mjaft lavandari, këtij problemi i jepet zgjidhje shumë lehtë. Kështu rrobat tuaja mund të duken sërish të reja si më parë, ose edhe më shumë. Mos e neglizhoni.
Dhe së fundmi, për ti përmbylluar këto këshilla sugjerohet që shumë prej këtyre rrobave të vjetra mund të pikturohen, pavarësisht se në çfarë gjendjeje janë ato.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit