-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Zjarri në resortin turistik në Velipojë: Janë evakuuar të gjithë banorët, të lënduarit rëndë me helikopter drejt Tiranës (Video)

Më të lexuarat

Administratori i Velipojës, Altin Kaçi, megjithëse në një situatë të pazakontë dhe në vendin ku ndodhi shpërthimi i madh ka folur në një lidhje telefonike për News24, duke pohuar se ngjarja është e rëndë.

Ai tha se po punohet me zjarrfikëse, vullnetarë e polici për shuarjen e zjarrit, ndërsa janë evakuuar edhe banorët.

“Jemi këtu me forca zjarrfikëse, vullnetarë po punojnë shumë. Shpresojmë të mos kemi viktima. Tre janë nisur me helikopter drejt Tiranës, një është në Shkodër. Kemi evakuuar gjithë banorët në pallatet afër dhe po punojmë për vënien nën kontroll të zjarrit”, deklaroi Kaçi, raporton “BalkanWeb”.

Edhe ai ka theksuar se të plagosurit janë punonjës të lokalit, midis tyre edhe pronari i kompleksit.

Shpërthimi që shkaktoi plagosjen e disa personave vjen në kulmin e sezonit turistik dhe Velipoja është një nga destinacionet e preferuara të pushuesve, kryesisht atyre nga veriu.

Ndërkohë mediat kanë shkruar se pas shpërthimit të bombolës së gazit në restorantin e resortit turistik “Fishta” në Velipojë, janë plagosur 20 persona.

BalkanWeb raporton gjithashtu se ata që janë në gjendje më të rëndë dhe janë nisur me helikopter drejt spitalit të Tiranës – që janë pronari i resortit dhe dy punonjës të tjerë.

 

Gjithashtu raportohet se janë neutralizuar flakët tashmë, dhe situata po i kthehet normalitetit dalëngadalë.

Ndërkohë njëri prej të plagosurve është dërguar në spitalin e Shkodrës për trajtim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit