Pasi keni pastruar kuzhinën tuaj, ju nuk e keni menduar se ky veprim do japë impakt në ushqimin tuaj.
Por kemi lajme të këqija: Kjo punë e lodhshme mund të shkatërrojë darkën e së nesërmes.
Prandaj shmangni këto gabime në pastrim, në mënyrë që filxhani i kafesë herën tjetër të ketë një shije shumë herë më të mirë…
Të gatuash në një zgarë të pistë
Mbetjet e ushqimit të mëparshëm dhe shija e tyre transmetohet direkt tek ushqimet e sapogatuara.
Prandaj për të pastruar zgarën rekomandohet që t’a fërkoni sipërfaqen e tyre me furça që nuk shpohen ose me letër alumini.
Pastrimi i tiganit në lavastovilje
Pastrimi me dorë dhe detergjent i tiganit të skuqjes është në rregull, por pastrimi në lavastovilje është një gabim pasi në këtë mënyrë e gërryen dhe herën tjetër ushqimet nisin të ngjisin.
Përdorimi i një detergjenti të fortë larës
Përdorimi i një detergjenti të fortë larës duhet vënë në punë vetëm kur keni enë me shumë yndyrë, në të kundërt çfarëdolloj shpëlarje që ju t’i bëni gotave tuaja asgjë nuk do e largojë erën e tij.
Mosshpëlarja direkt e tasave plastikë pas përdorimit
Ajo që duhet të bëni është të që sapo të hiqni ushqimin apo lëngjet e ndryshme nga tasat plastikë t’i shpëlani dhe t’i vendosni në vendin e tyre.
Në këtë mënyrë aroma e ushqimit do të largohet dhe nuk do të ndihet më herën tjetër që ju t’i përdorni.