-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Islami në prag të Portës së Lartë III

Më të lexuarat

Një ish sundues, mund të mos është më pushtues (ndoshta dhe si nuk ishte), por qëllimin për dominim do ta mbrojë – këtë e vërteton kërkesa e tij! Kontrolli i sunduesit me dominimin e pushtuesit ecin në të njëjtin qorrsokak duke u munduar pa mëshirë realitetin ta shpiejnë në rrugëdalje përmes oborit të fqiut. Pafajësia e tyre, që po u duhet treguar rendit te ri nuk ka mëshirë as te miku. Vlerat që krijon sot rendi i ri, vetëm për tu përvetësuar nga ta zhvesh maskat e “çliruesve historikë”, se si presioni i së tashmes dhe e kaluara kishte itinerarin e njëjtë. Dallimi i vetëm qëndron në atë se atëherë na vranë nga pas tani mundohen para sysh të na bëjnë monedhë pazari që t’i blejnë vlerat e perëndimit-si përherë. Duke qenë të vetëdijshëm se me shpatën tonë mbajtën të sunduar botën tani këtë mundohen ta bëjnë me lapsin tonë! Si gjithmonë në diçka gabojnë; si me shpatë ashtu edhe me laps ne vetëm për hir të Atij sinqeritetin do e mbrojmë. Në fushëbetejë zhurmshëm triumfuam duke ia lënë qetësinë sarajeve të tyre, tani në tavolinë qetësinë e mbajmë vetë, pallja vjen nga mejdani i tyre! Kur shitën trojet tona harruan se me to bleheshin në fakt sarajet e tyre! Kur ne nuk ishim më roje në oborret e tyre ata u bënë langonj të ledheve të fundit të atij rendi që pranuan. Kur ne nuk mbronim më “perandorin sipas tyre” ata ia dhanë javerëve edhe “kalifatin sipas nesh”! Diçka harruan: ne heshtnim për islamin, tani këtë ata nuk mund ta shfrytëzojnë për të na mbajtur peng. Atë që e humbën për dëshirat e kësaj bote ne po e paguajmë me gjak për ta rikthyer! Ata janë të dashuruar mbas asaj që me shekuj vrapuan ta përvetësojnë-“…plak”. Si në haremet e tyre, të intriguar mbetën edhe nga bukuritë e Europës! Në perëndim dhe më në perëndim për ta qe në zjarr e më në humbje, në vend se në lindje e më në parajsë të ishte!…
Si fund i këtij fillimi, shpatat tona ndenjtën në këllëfe dikur për Atë, sikurse dhe tani për hir të të cilit lapsat tanë do ndotin letra. Ne gjithmonë preferojmë të mos ndotim me gjak, prandaj s’u kemi lënë hapësirë të na jipni me hekur atë që Krijuesi na ka urdhëruar ta marim me paqe!

Egzon AVDULLAHI

Autori është studiues i mjekësisë në Universitetin Hacettepe të Ankarasë dhe i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës.

* Qëndrimet e paraqitura, reflektojnë vetëm mendimet e autorit dhe jo domosdo edhe qëndrimet e redaksisë kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit