8.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Mos u nervozo!

Më të lexuarat

Mos u nervozo. Nervozizmi i lavdëruar është ai nervozizëm, i cili bëhet atëherë kur nëpërkëmben dispozitat e Allahut, dhe qëllimi i tij është mbrojtja e nderit, nefsit dhe pasurisë, apo për kthimin e një gjëje që është marrë nga i padrejti.

I Dërguari i Allahut nuk nervozohej asnjëherë dhe kjo i ndodhte vetëm kur nëpërkëmbeshin dispozitat e Allahut.

Shërimi i nervozizmit dhe mënyrat:

1) Heshtja, Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kur nervozohet ndonjëri prej jush le të heshtë”.

2) Ulja në tokë, Muhamedi alejhi selam ka thënë: “…Kush e ndien se po hidhërohet le të ulet përtokë”.

3) Ndryshimi i gjendjes në të cilën ndodhet njeriu, Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Nëse ndokush prej jush hidhërohet dhe është në këmbë le të ulet, nëse i largohet hidhërimi mirë, në të kundërtën le të shtrihet”.

4) Marrja e abdesit, Muhamedi alejhi selam ka thene: “Hidhërimi vjen nga shejtani, dhe shejtani është i krijuar nga zjarri, dhe zjarri shuhet me ujë, e nëse hidhërohet ndonjëri prej jush lë të marrë abdes”.

5) Të përkujtoj se njeriu që fal ka shpërblim tek Allahu, dhe Allahu i Madhëruar ka thënë: “…dhe kur i hidhëron dikush falin”. Shura 37.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit