8.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

“Dhimbja e Bosnjë e Hercegovinës është dhimbja jonë”

Më të lexuarat

“Dhimbja e Bosnjë e Hercegovinës është dhimbja jonë”, tha Yıldırım, duke shtuar se Turqia është e vendosur t’i qëndrojë mbrapa kauzës së boshnjakëve në proceset gjyqësore për zbardhjen e masakrave dhe persekutimeve ndaj tyre

ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, e ka cilësuar si një nga ngjarjet më të turpshme të historisë së afërt gjenocidin në Srebrencië, ku u masakruan mbi tetë mijë boshnjakë, duke theksuar Turqia do të zbatoj çdo përgjegjësi për mbështetjen e boshnjakëve dhe mbylljen e plagëve të tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesazhin e tij me rastin e 22-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, Yıldırım ka rikujtuar se ushtarët holandezë të cilët strehonin refugjatët i kanë hapur derën gjenocidit, duke shtuar se 8.372 boshnjakë u vranë tmerrësisht nga njësitë serbe.

“Dhimbja e Bosnjë e Hercegovinës është dhimbja jonë”, tha Yıldırım, duke shtuar se Turqia është e vendosur t’i qëndrojë mbrapa kauzës së boshnjakëve në proceset për zbardhjen e masakrave dhe persekutimeve ndaj tyre.

“Në mënyrë që njerëzimi të mos përjetojë këso lloj tragjedish në të ardhmen, është shumë e rëndësishme që të gjitha çështjet lidhur me Bosnjë e Hercegovinën t’i nënshtrohen një vlerësimi të drejtë dhe që fajtorët të shpallen publikisht dhe të marrin dënimin e merituar”, ka thënë Yıldırım.

Kryeministri turk po ashtu i ka shprehu ngushëllime popullit boshnjak për të gjitha të pafajshmit që u masakruan në Bosnjë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit