0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Më shumë se 350 milion njerëz vuajnë nga depresioni

Më të lexuarat

Sipas OBSH depresioni është i përhapur në të gjitha botën. Një studim i kryer me mbështetjen e OBSH tregon se rreth 5% e njerëzve kanë vuajtur nga depresioni gjatë vitit të kaluar. Femrat janë më të prirura se burrat të vuajnë nga depresioni, shpjegon drejtori i Departamentit të Shëndetit Mendor.
Numri i grave me depresion është 50% më i lartë se ai i meshkujve. Kjo prevalencë më e lartë tek gratë është kryesisht për shkak të depresionit pas lindjes (1 në 5 gra vuan nga depresioni pas lindjes).
Depresioni, dallohet nga ndryshimet e zakonshme të humorit. Ai manifestohet nga një ndjenjë trishtimi që zgjat së paku për dy javë dhe të pengon për të pasur një jetë normale. Në formën e tij më të rëndë, depresioni të çon në vetëvrasje. Gati një milion njerëz kryejnë vetëvrasje çdo vit dhe një pjesë e madhe e tyre vuajnë nga depresioni./IO/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit