3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Sërish tërmet në Ohër

Më të lexuarat

Tërmet me magnitudë prej 3,5 ballësh sipas Shkallës së Rihterit sërish është regjistruar paradite në orën 10:27 minuta në rajonin e epiqendrës së Ohrit, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej V ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike.

Tërmet me magnitudë prej 3,5 ballëve sipas Rihterit e ka goditur rajonin e Ohrit edhe në orën 08:36 minuta.
Edhe dhjetëra tërmete më të dobëta janë regjistruar gjatë natës së kaluar.

Nga 18 qershori deri sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 tërmete. Më i fuqishmi ishte në orën 13:18 minuta me magnitudë prej 5 ballëve sipas Shkallës së Rihterit, shkaktoi shqetësim te banorët dhe turistët, ndërsa janë paraqitur edhe dëme më të vogla materiale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit