-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Regjimi i Assadit ka torturuar për vdekje afër 13 mijë persona në Siri

Më të lexuarat

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka bërë me dije se në gjashtë vitet e luftës civile regjimi i Bashar al-Assadit ka vrarë përmes torturës 12 mijë e 920 persona, prej të cilëve 161 fëmijë dhe 41 gra.

SNHR ka publikuar një raport lidhur me personat e vrarë përmes torturës nga marsi i vitit 2011 deri në qershor të vitit 2017.

Siç thuhet në këtë raport, si pasojë e torturave të palëve luftuese si forcat e regjimit dhe organizatat terroriste DEASH dhe PYD/PKK, kanë humbur jetën 13 mijë e 29 persona, prej të cilëve 164 fëmijë dhe 57 gra.

Ndërkaq, vetëm si pasojë e torturave të regjimit të Bashar al Assadit, sipas raportit, kanë humbur jetën 12 mijë e 920 njerëz, prej të cilëve 161 fëmijë dhe 41 gra.

“Regjimi i Sirisë (regjimit dhe milicët mbështetës lokalë dhe të huaj), ka ushtruar torturë sistematike ndaj të burgosurve që në vitin 2011 morën pjesë në kryengritjet popullore prodemokratike. Disa muaj pas kryengritjeve, torturat morën përmasa sektariane dhe raciste. Regjimi ka bërë tortura me orë të tëra për t’u hakmarrë ndaj opozitarëve të burgosur dhe për të shpëtuar nga ta”, thuhet më tej në raport, transmeton Anadolu Agency.

Sipas raportit, edhe organizata terroriste DEASH ka privuar me forcë nga liria 30 persona, prej të cilëve një fëmijë dhe 13 gra, duke ushtruar torturë ndaj tyre.

“Tmerri i torturës së DEASH-it ndryshon sipas akuzave me të cilat ngarkohen të burgosurit e tyre. Të burgosurit përbëhen nga aktivistë, punonjës të mediave, juristë, punonjës të organizatave humanitare ndërkombëtare dhe anëtarë të grupeve ushtarake opozitare. Të burgosurit që gjenden në duar të organizatës janë viktimë e torturave më të rënda”, theksohet në raportin e SNHR-së.

 

Ndërkaq, siç thuhet në raport, po ashtu edhe organizata terroriste PYD/PKK ka torturuar për vdekje 26 persona, mes të cilëve një fëmijë dhe dy gra.

Gjithashtu, në raport potencohet se PYD/PKK nuk ka respektuar marrëveshjet ndërkombëtare. “Llojet e torturave që (PYD/PKK) ushtron ndaj armiqve të saj janë krime lufte ndërkombëtare”, thuhet në raport.

SNHR i bën thirrje regjimit t’i japë fund torturave sistematike ndaj të burgosurve, duke i cilësuar ato si krime lufte kundër njerëzimit.

Në raport kërkohet që regjimi të mundësojë monitorim ndërkombëtar nëpër burgjet e tij dhe të lirohen sa më parë të burgosurit fëmijë dhe femra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit