Muslimanët, numri i të cilëve shkon në rreth 20 milionë banorë, në Federatën Ruse, i kushtojnë rëndësi të veçantë muajit të madhërishëm të Ramazanit.
Udhëheqësi i Këshillit Qendror të Myftive të Rusisë, Muhamed Tajuddinov, tha që sipas hulumtimeve që i kanë bërë, këtë vit agjërojnë rreth 6 milionë besimtarë muslimanë. Kjo shifër do të thotë që më shumë e një e treta e popullatës muslimane në federatë, po agjërojnë, transmeton haber 365.
Ai shtoi se përgatitjet për kryerjen e Haxhit – si njëra nga pesë shtyllat e Islamit, tashmë vetëm sa kanë startuar./30 ditet/.