-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Peshkopi i rremë arriti të depërtojë në Kongregatën e Vatikanit

Më të lexuarat

Një i panjohur u përpoq të depërtonte në Kongregatën e përgjithshme (mbledhja e fshehtë) të kardinalëve në Vatikan, duke u veshur si peshkop katolik.

Kongregata e përgjithshme e kardinalëve të Kishës Katolike Romake duhet të përcaktojë datën e mbajtjes së Konklavës për zgjedhjen e Papës së ri.

Pavarësisht faktit se veshja e të panjohurit ngjante vetëm pjesërisht me rrobat e një kleriku të lartë, ai arriti të përzihej me turmën e kardinalëve dhe të shkojë deri tek Salla e Palit VI, ku u ndalua dhe u nxorr jashtë kufijve të Vatikanit.

Shumë dëshmitarë nuk arritën të kuptojnë deri në fund se çfarë po ndodhte dhe menduan se ndonjërin nga priftërinjtë po e dëbonin prej kryeqytetit të besimit katolik.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit