Rreth 20 filloristë të Komunës së Pejës janë lënduar, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.
Nxënësit e shkollave fillore të Pejës ishin mbledhur për një koncert humanitar në palestrën e sporteve “Karagaqi”. Gjatë zhvillimit të koncertit ka rënë një pjesë e shkallëve mbi trupat e nxënësve.
Në koncert po merrnin pjesë mësimdhënës si dhe prindër të shumtë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Xhevat Ibraj.
“Janë më shumë se 20 nxënës të lënduar, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë, ekipi mjekësor ka reagur. Nxënësit po kurohen në spitalin e Pejës”, ka thënë Ibraj.kohaislame