3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Posta e Kanadasë, për të respektuar muslimanët, shtyp pulla postare për të dy Bajramet

Më të lexuarat

Posta e Kanadasë, ka vendosur që për nder të festave të muslimanëve, të shtypë pulla postare, të cilat u dedikohen pjesëtarëve të këtij komuniteti që jetojnë në Kanada.

Administrata Postare e Kanadasë (Canadapost), përmes një shkrese ka shpalosur se si do të duket pulla postare.
Duke kujtuar që rreth një milion muslimanë jetojnë në Kanada, në këtë dedikim shkruhet, se ”këta njerëz me krenari e kanë pranuar diversitetin, lirinë dhe demokracinë e këtij shteti”, duke shtuar se muslimanët janë grupi me rritjen më të madhe në shtetin tonë”.

Më tutje, ndër të tjera, në njoftim thuhet, se duke marrë parasysh se festat më të rëndësishme të myslimanëve janë: Bajrami i Ramazanit dhe Kurban Bajrami, administrata e Postës së Kanadasë, në bashkëpunim me bashkësitë muslimane të Montrealit dhe Torontos, ka shtypur dy pulla postare, kushtuar këtyre festave, transmeton dunyabulteni.

Duke e cekur që përveç dy Bajrameve, pulla postare do të shtypen edhe në nder të festave të religjioneve tjera, si për festën Diëali të Hinduve, Hanuka të Jahudive, dhe për Krishtlindjet e Krishterëve. Pullat Postare do të dalin në treg, në datën 26 qershor dhe me 2 shtator të këtij viti, thuhet në njoftimin e Postës Kanadeze.

Pullat Postare do të kenë mbishkrimin Eid Mubarak, që në gjuhën shqipe do të thotë: “Urime Bajrami”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit