9.5 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Drejtuesi i të gjelbërve në Australi, thotë se iftaret po bëhen vende ku po ushqehen edhe nevojtarët jomuslimanë

Më të lexuarat

Drejtuesi i të gjelbërve në Australi, Richard di Natale, përveç urimit që e ka bërë për muajin e Ramazanit, ka shprehur konsideratat e tij për muajin këtë muaj të madhërishëm.

Ai ka theksuar se Ramazani është një muaj që tregon përmbajtje dhe solidaritet, duke shtuar se bashkëndjen më të gjithë agjëruesit për këto 30 ditë, dhe se “kemi të bëjmë me një sezon të ndarjes dhe dhënies së pakushtëzuar”.

“Gjatë këtij muaji muslimanët kontribuojnë bujarisht për njerëzit e shtresës së varfër në shoqërinë tonë(australiane). Iftaret të cilat drejtohen nga vullnetarë janë mbajtur nëpër qindra xhami dhe qendra islame, në të gjithë vendin, për të qenë afër edhe atyre që janë të varfër ose nuk kanë familje. Si shembull shërbën xhamia e qytetit në perëndim të Melburnit, ku ceremonisë së iftarit i bashkon gati 10 mijë njerëz gjatë Ramazanit”, ka theksuar ai.

Di Natale ka theksuar se “për të gjithë muslimanët australianë, në emër të gjelbërve australianë ju uroj një sezon të lumtur dhe paqësor të agjërimit, dhe një muaj të gëzuar me familjet dhe miqtë tuaj”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit