Pas 15 vitesh në politik Ali Ahmeti, gjunjëzimin e përjetoi nga Bilall Kasami
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nuk ka njohur humbje për 15 vite dhe lider shqiptar në Maqedoni i cili ka mundur t’ia rrezikoj pozitën atij, por tashmë kjo gjë krejtësisht ka ndryshuar. Anketa e djeshme e IRI-t ka treguar një të dhënë shumë interesante, se tashmë liderin e BDI-së, Ahmetin, e ka tejkaluar për së pari herë në politikën shqiptare të Maqedonisë, me popullaritet dhe se më i preferuari ndër shqiptarët e Maqedonisë si kryetar, është Bilall Kasami i Lëvizjes BESA.
Derisa Lëvizja BESA e ka barazuar rezultatin me BDI – në, sipas sondazhit të publikuar nga Instituti Republikan Amerikan “IRI”, për sa i përket rejtingut të liderëve të këtyre dy partive. Bilall Kasami është në epërsi me 5.2% ndaj Ali Ahmetit i cili është me 4.8 %, por IRI e ka rrumbullakësuar këtë rezultat sipas metodologjisë së vetë në 5 % mes dy liderëve të BESËS dhe BDI-së.