Pyetje: Si është gjykimi mbi vizitimin dhe mbajtjen e lidhjeve familjare, nëse ata
haptazi bëjnë gjynahe dhe përqeshin diçka nga feja?
Përgjigje: Duhet t’i këshillosh dhe t’i vizitosh me qëllim këshille. Ata janë njerëzit
që meritojnë më së shumti mirësinë dhe butësinë tënde. Ti duhet t’i thërrasësh
për te Allahu dhe t’i këshillosh duke i porositur për gjëra të mira dhe duke i nxitur
për t’u përmbajtur nga gjërat e këqija. Allahu i tha të Dërguarit të Tij :
“Paralajmëro fisin tënd (O Muhamed) dhe të afërmit e tu (familjen, farefisin).”
Esh-Shu’ara, 214)
Pra, ata meritojnë këtë më së shumti. Vizito dhe këshillo ata. Por, kjo s’do të
thotë që ti të heshtësh (para gjynaheve të tyre). Nëse ti shkon te ta dhe vetëm
ulesh dhe rri i heshtur, do të kesh hise në gjynahun e bërë nga ata. Megjithatë,
reagimi yt duhet të jetë në formë këshille e thirrjeje (në të vërtetën) me butësi e
mirësjellje./Shejh Abdul-Aziz er-Raaxjih,
portal.shrajhi.com