15.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

450 dijetarë bashkohen në dialogun ndërfetar SHBA-Bota Islame: bashkëjetesë dhe bashkëpunim

Më të lexuarat

Liga Botërore e Muslimanëve (MWL) ishte organizatori i një konferencë në qytetin e Nju Jorkut, me fokus të veçantë komunikimin kulturor midis Shteteve të Bashkuara dhe Botës Islame, me pjesëmarrjen e Kombeve të Bashkuara dhe në praninë e 450 studiuesve dhe mendimtarëve që përfaqësojnë 56 vende.

Konferenca filloi të shtunën, duke bashkuar studiues nga të dyja anët, në një forum me titull “komunikimi civilizues midis Shteteve të Bashkuara dhe Botës Islame”. Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Botërore të Muslimanëve, Sheikh Dr Mohammed bin Abdul-Karim Al-Issa, tha se komunikimi i civilizuar midis botës islame dhe Shteteve të Bashkuara ka një histori të gjatë bashkëpunimi dhe shkëmbimi të temave humanitare, ekonomike dhe politike.

“Kjo marrëdhënie e civilizuar gjatë viteve ka nxjerrë në pah gabimin e rëndë të teorisë së” Përplasjes së qytetërimeve”, që bazohej në nxitjen e urrejtjes dhe racizmit dhe ngritjen e barrierave imagjinare. Por ajo që është e rëndësishme, është kuptimi ynë i nevojës për bashkëjetesë dhe bashkëpunim në dritën e këtij kuptimi, për t’u shërbyer jo vetëm interesave të përbashkëta, por edhe për t’i shërbyer gjithë njerëzimit, për të nxitur paqen sociale dhe sigurinë intelektuale dhe për të mposhtur të keqen, duke ruajtur konceptet e drejtësisë, bamirësisë, të gjitha këto, pa dallime fetare, sektare, etnike, politike, intelektuale apo tjetër, “shtoi Al-Issa.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Liderëve Fetar, Dr. Bawa Jain tha se “proçesi kërkon lëvizjen nga faza e pranimit të tjetrit në atë që respekton tjetrin”.

“Myslimanët dhe amerikanët janë të bashkuar në luftën për të mposhtur forcat e së keqes”, tha Dr William F. Vendley, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Liderëve Fetar pranë OKB-së. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe Shejh Abdulrahman al-Sudais, imami i xhamisë së Madhe në Mekë dhe President i Presidencës së Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta.

Nga qyteti i Nju Jorkut, Sudais bëri thirrje për shpërndarjen e një kulture të komunikimit, për promovim të vlerave të drejtësisë dhe barazisë ndërmjet qenieve njerëzore. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC), Dr. Yousif bin Ahmed Al-Othaimeen, gjithashtu foli në konferencë ku tha: “ne kemi nevojë për një qasje gjithëpërfshirëse ndaj dialogut midis Amerikës dhe myslimanëve dhe një fokusim më të madh tek faktorët e përbashkët”.

Dr. Al-Issa tha se një çekuilibër në funksion të ndërgjegjes dhe të menduarit, i kanë shkaktuar shumë tragjedi njerëzimit, dhe se Liga Botërore e Myslimanëve kryen misionin e saj global humanitar në të cilin ai “kërkon komunikim, mirëkuptim dhe afrim për t’i shërbyer interesave të përbashkëta dhe për t’i shërbyer njerëzimit si një tërësi”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit