13.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

45-vjeçari i vret 9 rusë sepse nuk i besuan se kishte shërbyer si parashutist në ushtrinë ruse

Më të lexuarat

Policia ruse është duke e marrë në pyetje një burrë i cili dyshohet se i ka vrarë nëntë persona me pushkë të gjuetisë në një fshat 150 kilometra në veriperëndim të Moskës.
Trupat e pesë burrave dhe katër grave janë gjetur në një vilë në Redkino, afër Tver. Trupi i një gruaje është gjetur në gepekun e një makine.

I dyshuari është elektricist i cili, sic raportojnë mediat ruse, kishte shkuar i paftuar në parti dhe ishte futur në një xhindosje të dehur.

Një grua e re ka mbijetuar duke u fshehur nën një batanije dhe më pas e ka thirrur policinë.

Viktimat janë qëlluar nga afër me pushkë gjysmë automatike të llojint “Saiga”.

I dyshuari është identifikuar si Sergei Yegorov, 45-vjeçar. Sipas televizionit rus, Vesti TV, i dyshuari e ka pranuar krimin.

Ai e kishte humbur toruan kur disa mysafirë në aheng nuk i kishin besuar atij kur kishte thënë se dikur kishte shërbyer si parashutist në ushtrinë ruse.

Pasi që ishte ndier i fyer, ai kishte shkuar në shtëpi dhe e kishte mbushur pushkën, më pas ishte kthyer në parti dhe kishte filluar të hapte zjarr.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit