9.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Nëse e shihni këtë numër të stampuar mbi fruta mos i hani!

Më të lexuarat

Kur keni qenë të vegjël mund t’i keni mbledhur dhe t’i keni ngjitur në çdo objekt të mundshëm të kuzhinës apo në librat tuaj të shkollës.
Mund të jeni argëtuar së tepërmi me etiketat e frutave por ndoshta nuk e keni pasur idenë se çfarë do të thonë numrat e shkruar aty në të vërtetë.

Por, misteri është zbuluar nga Dr. Frank Lipman. Sipas tij, në këto etiketa frutash janë të vendosura disa kode të ndryshme dhe grupe numrash për të identifikuar nëse fruti është rritur në mënyrë konvencionale, organike ose nëse është gjenetikisht i modifikuar

Nëse keni një mollë dhe etiketa e saj përmban një numër katërshifër, të tillë si 4020, atëherë kjo do të thotë se molla është rritur duke përdorur stimulantw.

Bananet për shembull, kanë të gjitha të njëjtin kod “4011” që tregojnë se janë rritur me stimulantë.

Por, në qoftë se në frutat që blini etiketat e tyre përmbajnë kode me pesë shifra duke filluar me numrin 9, të tilla si “94011”, atëherë ju duhet të dini se ato fruta janë rritur në mënyrë organike.

Kodet shpërndahen nga Federata Ndërkombëtare për Standartet e Prodhimeve, një organizatë globale e cila vendos kodet në frutat që shiten në të gjithë botën.

Këto etiketa dhe kode janë përdorur në supermarkete që nga viti 1990.

Kështu, që herën tjetër që do të bleni fruta, kontrolloni kodin që gjendet në etiketë për të mësuar mënyrën se si janë rritur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit