10.1 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

2.5 milionë njerëz në botë vdesin për shkak të konsumimit të alkoolit

Më të lexuarat

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO ka paralajmëruar se konsumimi i alkoolit çon në vdekjen rreth dy milionë e gjysmë të njerëzve në botë.

Organizata, në një raport të ri të saj për çështjet e shëndetit për vitin 2011, të publikuar në faqen e saj elektronike thotë: “Ne kemi siguruar informacione mbi nivelet kombëtare të konsumimit të alkoolit në rreth 100 qeveri, gjë që ndihmon në përgatitjen e politikave ndaj alkoolit”.

Organizata thekson se çdo vit vdesin afërsisht një milion njerëz nga infeksioni me viruset e hepatitit ashtu siç vdesin çdo vit rreth 36 milion njerëz për shkak të sëmundjeve të zemrës, diabetit, kancerit, sëmundjeve kronike mushkërive.

Në shumë prej këtyre sëmundjeve janë njerëz nën moshën gjashtëdhjetë vjeç, ndërsa 90 % e vdekjeve të hershme të shkaktuara nga sëmundje jo ngjitëse ndodhin në vende me të ardhura të ulëta dhe ato me të ardhura mesatare. /krenaria.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit