14.3 C
Pristina
E premte, 14 Maj, 2021

14 vjeçarja Malak, palestinezja më e re në burgjet izraelite

Më të lexuarat

14 vjeçarja palestineze, Malak al Khatib është e burgosura më e re në burgjet izraelite, pasi që gjykata në Izrael e denoi me dy muaj burg, raporton Anadolu Agency (AA).

 

OJQ për studimet e burgjeve dhe të drejtave të njeriut, Ahrar në Ramallah deklaroi se Malak al-Khatib, të ciles gjykata e denoi me 2 muaj burg dhe gjobë prej 6.000 shekela (rreth 1,500 dollar), në të vërtetë kjo është e burgosura më e re prej 280 fëmijvë palestinezë që janë në burgjet izraelite.

 

“Izraeli ka në shënjestër fëmijët palestinezë për vite”, tha për AA drejtori i Ahrar, Fouad Khuffash.

 

“Dhuna izraelite ndaj palestinezëve, veçanërisht ndaj fëmijëve, nuk duhet të mbetet e pandëshkuar,” shtoi ai, duke theksuar se Ahrar ka nisur fushatë lobimi për lirimin e saj.

 

Forcat izraelite arrestuan Malak më 31 dhjetor 2014 në Bregun Perëndimor në Ramallah, gjersa kthehej nga shkolla për në shtëpi.

 

Të mërkurën, gjykata në Izrael shpalli fajtore Malak për hedhje gurësh ndaj forcave izraelite, bllokim të rrugëve kryesore në Bregun Perëndimor dhe posedim të një thike, tha babai i saj, Ali al-Khatib.

 

Babai i vajzës tha se ajo kishte plag të prerjes me thik në duar dhe këmbë kur ajo u soll në gjykatë.

“Kur gjyqtari lexoi verdiktin, vërejta Malak si ajo fshinte lotët dhe dridhje nga të ftohtit,” tha i ati i voglushes për AA.

 

“Si është e mundur që një 14 vjeçare të kryej akte të tilla”, në dëshpërim tha nëna e saj Khawla al-Khatib.

 

“Të gjitha këto akuza janë montime,” shton ajo.

 

Forcat izraelite në mënyrë rutinore arrestojnë palestinez në Bregun e pushtuar Perëndimor me pretekstin se janë në kërkim nga autoritetet izraelite.

 

Aktualisht në burgjet e tyre janë rreth 7.000 palestinezë, sipas Ministrisë Palestineze për çështjen e të burgosurve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit