14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Tjetër skandal për “Yahoo”, ka skanuar miliona “e-mail” për llogari të FBI-së

Më të lexuarat

Një tjetër skandal për kompaninë “Yahoo”! Pas denoncimit të vjedhjes së informacioneve sekrete të miliona e-maileve nga hakerët, kësaj radhe, agjencia e lajmeve”Reuters” ka zbuluar një skandal më të madh. Sipas “Reuters”, “Yahoo” ka skanuar në mënyrë sekrete miliona llogari “e-mail” të përdoruesve të saj në favor të qeverisë dhe FBI-së amerikane.

Agjencia thekson se kompania ka krijuar një program special vitin e kaluar, për t’iu përshtatur apo për të qenë në përputhje me kërkesën e klasifikuar të Shteteve të Bashkuara.

Grupi i drejtuar nga Merissa Mayer do të skanonte fshehurazi miliona adresa “e-maili” të përdoruesve, duke i vënë në dispozicion të FBI-së amerikane.

Nuk dihet nëse skanimi dhe nxjerrja e informacioneve është bërë vetëm nga “Yahoo”, apo edhe nga kompanitë e tjera. Të dhënat e deri tanishme tregojnë vetëm për këtë kompani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit