7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Zyrtare nga Policia: 72 policë të lënduar, 160 persona të arrestuar

Më të lexuarat

Policia e Kosovës nëpërmes një komunikate sqaron gjithë ecurinë e protestës prej fillimit e deri në përfundimin e saj.

Sipas policisë protesta ka filluar rreth orës 12:00 dhe ka përfunduar rreth orës18:30, ku në bazë të vlerësimeve policore pjesëmarrës kanë qenë rreth dy mijë protestues.

“Si vazhdimësi e deklarimeve lidhur me mbarëvajtjen e protestës, e kemi bërë të ditur se rreth orës 12:45 minuta, pas fjalimeve nxitëse dhe dhënies së ultimatumit drejt policisë nga ana e organizatorëve, një grup prej disa protestuesve kanë filluar të sulmojnë policët duke hedhur gjësende të ndryshme, mjete të forta, mjete piroteknike në drejtim të njësiteve policore, të cilët detyrimisht janë dashur të intervenojnë për t’i parandaluar sulmet e tilla, duke përdorur mjetet policore të ligjshme”, thuhet në komunikatë.

Edhe përkundër përpjekjeve dhe thirrjeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës, për ndalje të sulmeve dhe dhunës së shfaqur nga ata protestues, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, dhe të njëjtit kanë vazhduar me përshkallëzimin e dhunës dhe sulmeve ndaj policëve, duke përdorur edhe mjete të rrezikshme vdekjeprurëse siç është edhe koktej Molotovi.

“Si pasojë e vazhdimit të shprehjes së dhunës dhe hedhjes së mjeteve të forta, gurëve, kubëzave, shkëmbinjve të mëdhenj kilogramësh, koktej Molotovi, mjete të mprehtë thikë dhe kontejnerëve të ndezur me zjarr të shtyrë në drejtim të zyrtarëve policorë, njësitet relevante policore janë detyruar që në vazhdimësi të intervenojnë, duke përdorur pajisjet e ligjshme policore për të vënë situatën nën kontroll, gjë e cila tanimë është arritur”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Dhuna e disa protestuesve ndaj dhunes së Policisë, ka rezultuar me lëndimin e 72 zyrtarëve policorë, ku prej tyre dymbëdhjetë kanë pësuar lëndime serioze, ndërsa dy zyrtarë të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Policia e Kosovës deri në përfundim të protestës ka shoqëruar në stacione policore 160 protestues, për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore.

Po ashtu në bazë të informacioneve të pranuara nga Qendra Emergjente në Prishtinë, deri në këto momente 26 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Gjatë kësaj proteste janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në automjetet dhe pajisjet përcjellëse policore, duke përfshirë edhe dëmtime të hapësirës dhe pronës publike./koha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit