12.4 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Zv/kryetari i BIK-ut Mexhiti uron besimtarët për Festën e Kurban Bajramit

Më të lexuarat

“Festa e Kurban Bajramit përveç që reflekton adhurimin e krijuesit fuqiplotë, në vete ka edhe simbolikën e flijimit që tek ne vjen nga koha e Ibrahimit a.s., e që për mision ka vlerat e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë”, tha Mexhiti

PRISHTINË (AA) – Zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Reshat Mexhiti, uroi të gjithë besimtarët muslimanë në vend për festën e Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Mexhiti në emër të Kryesisë së BIK-ut dhe të Myftiut Naim Tërnava uroi të gjithë besimtarët me një mesazh urimi për festën e Kurban Bajramit, ku ftoi ata që ta kujtojnë krijuesin sa më shumë dhe të jenë më solidarë ndaj njëri- tjetrit në prag të kësaj feste të madhe.

“Festa e Kurban Bajramit përveç që reflekton adhurimin e krijuesit fuqiplotë, në vete ka edhe simbolikën e flijimit që tek ne vjen nga koha e Ibrahimit a.s., e që për mision ka vlerat e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë, e mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë, sepse edhe flijimi i kurbanit që e bëjmë me këtë rast, nuk ka për qëllim vetëm derdhjen e gjakut por mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë”, tha Mexhiti.

Ai duke u shprehur se njerëzimi duhet të kultivojë vlera për një jetë më të mirë dhe shoqëri më të shëndoshë, bëri thirrje tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më humanë e solidarë, më mëshirues e tolerantë, të ndihmojmë njëri – tjetrin, skamnorët, jetimët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit