5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Zvicra: s’e njeh shijen e luftës, por do të blejë avionët Lockheed Martin F-35A

Më të lexuarat

Qeveria Zvicerane ka vendosur të blejë avionët Lockheed Martin F-35A Lightning II, njoftoi qeveria të mërkurën.

Zvicra neutrale do të blejë 36 aeroplanë të atij lloji, raportojnë media.

Zviceranëve iu ofruan gjithashtu Boeing’s F / A-18 Super Hornet, Dassault’s Rafale dhe Eurofighter prodhuar nga një konsorcium evropian.

Qeveria gjithashtu ka vendosur të blejë sistemin e raketave amerikane Patriot.

 Mbrojtja e zviceranëve

“Këshilli Federal është i bindur se këto dy sisteme janë më të përshtatshmet për të mbrojtur popullatën zvicerane nga kërcënimet ajrore në të ardhmen,” tha qeveria zvicerane.

Avionët F-35A janë dy miliardë franga zvicerane më të lira se oferta tjetër, thekson qeveria.

Kushton 5.07 miliardë franga zvicerane dhe kostot totale operative do të jenë 15.5 miliardë franga gjatë 30 viteve.

Vendimi ndoshta do të shkojë në një referendum. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit