12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

HAMENDËSIMI/ Media amerikane: Si mund të zhduket forca ushtarake ruse

Më të lexuarat

Revista amerikane The National Interest botoi një artikull duke analizuar një strategji parandaluese që mbështetet në atë që njihet në terminologjinë ushtarake si “triada bërthamore”, një arsenal prej tre përbërësish: bombardues strategjikë, raketa balistike dhe nëndetëse bërthamore.

Peter Huessy, drejtori i kompanisë Geo-Strategic Analysis për konsultimin e mbrojtjes, komentoi mbi propozimin e fizikanit amerikan Frank von Hippel, që Shtetet e Bashkuara të heqin qafe raketat e tyre ndërkontinentale balistike (ICBM), raporton Aljezeera.

Siç e kanë bërë të qartë shefat e mëparshëm të Komandës Strategjike amerikane, SHBA nuk do të lëshojë asnjë raketë balistike derisa të marrë konfirmimin e dyfishtë se vendi është nën sulm.

Edhe nëse SHBA do të konsideronin lëshimin e një rakete balistike, satelitët amerikanë duhet të konfirmojnë se një sulm raketor nga forcat kundërshtare ishte vërejtur përpara se t’i përgjigjeshin asaj.

Përveç kësaj, radarët duhet gjithashtu të konfirmojnë që raketa është drejtuar në shënjestrat e SHBA-së dhe vetëm atëherë liderë të ndryshëm ushtarakë dhe civilë do të mbledhin një konferencë nisjeje për të përcaktuar natyrën e sulmit dhe kërcënimin që paraqet.

Përkundër krizave të shumta të mëvonshme, asnjë president i SHBA nuk ka lëshuar një urdhër për të lëshuar një raketë ICBM ose të ngjashme nga një nëndetëse që kur arma u vu në gatishmëri.

Sidoqoftë, rusët dhe kinezët, sipas Peter Huessy, i shohin armët bërthamore si një mjet për të detyruar SHBA-të të tërhiqen kur shpërthen ndonjë krizë, duke i dhënë agresionit të tyre një shans për të patur sukses.

Sipas Peter Huessy, nëse Rusia fillon një sulm gjithëpërfshirës ndaj Shteteve të Bashkuara, amerikanët do të kenë mundësinë e hakmarrjes për hakmarrje, gjë që do t’i lejojë atë eliminojë fuqinë e mbetur ushtarake ruse dhe të çojë në zhdukjen e saj. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit