6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Zvicër, organizata terroriste ka treguar Erdoğanin si objektiv

Më të lexuarat

BERN (AA) – Në mitingun për “Jo” ndaj referendumit të organizuar në kryeqytetin e Zvicrës, Bern nga ana e përkrahësve të organizatës terroriste PKK, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, nëpërmjet një pankarta u tregua si objektiv. Një pankartë me sfond të zezë kishte fotografi të Erdoğanit dhe i ishte drejtuar një armë dhe shkruante “Kill Erdogan”, (Vriteni Erdoğanin), raporton Anadolu Agency (AA).

Në mitingun e organizuar në “Sheshin e Parlamentit” në qendër të Bern-it, morën pjesë përkrahës të PKK, DHKP-C, YPG dhe organizatave të tjera majtiste terroriste.

Në miting morën pjesë rreth 250 persona, ndërsa u vërejt që edhe Partia e Gjelbërve të Zvicrës jep përkrahje.

Folësit në këtë miting bërën thirrje që në referendumin i cili do të bëhet në Turqi më 16 prill të jepet votë për “Jo”. Ndërsa ishin varur parulla në të cilat shkruhej “Jo” në gjuhë të ndryshme.

Gjithashtu tërhoqi vëmendje që policia nuk ndërhyri për pankartën në të cilën, përkrahësit e organizatës terroriste PKK kishin treguar presidentin Erdoğan si objektiv.

Në mitingun ku ishin marrë masa të gjera të sigurisë, ishin të pranishëm edhe ekipet e ndihmës së parë.

Përkrahësit e organizatës terroriste slogan “terrorist Erdoğan”

Përkrahësit e organizatës terroriste, brohoritën me slogane kundër Turqisë dhe Erdoğanit.

Demonstruesit mbanin të ashtuquajturit flamujt e PKK-së dhe afishet e liderit të organizatës, ndërsa shpesh herë brohoritnin me slogane si “terrorist Erdoğan” dhe “diktator Erdoğan”.

PKK nuk gjendet në listën e organizatave terroriste në Zvicër

Përkundër SHBA-së dhe BE-së, PKK-ja nuk gjendet në listën e organizatave terroriste në Zvicër. Pavarësisht kësaj në raportin e sigurisë së publikuar nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes Federale, Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Sportit me titull “Siguria e Zvicrës 2015”, PKK ishte konsideruar si “grup ekstremist terrorist, potenciali i së cilës për dhunë nuk zvogëlohet dhe mund të bëjë dhunë.”

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në vizitën zyrtare më 3 nëntor në Zvicër, kishte theksuar se dëshirojnë që të merren masa kundrejt PKK-së dhe DHKP-C-së e cila është në listën e terroristëve ose në kuadër të drejtës ndërkombëtare ekstradimin e këtyre terroristëve.

Çavuşoğlu në konferencë përbashkët për shtyp me homologun e tij Didier Burkhalter, kishte theksuar se “Edhe në kuadër të ligjit tuaj, ky është një ligj universal, Zvicra është shembull në këtë çështje, dëshirojmë që të merren masa. Ndryshe nuk duam që ti hidhni këto terroristë në lumë apo liqen. Ne themi ose na i ekstradoni ose të marrin dënimin e duhur”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit