23 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Zvicër, 18 muaj burgim me kusht për imamin etiopian

Më të lexuarat

GJENEVË (AA) – Një imam etiopian është dënuar me 18 muaj burgim me kusht dhe me ndalesë për hyrje në Zvicër, i cili ishte ndaluar në bastisjen e kryer në xhaminë An’Nur të qytetit Winterthur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave zvicerane, Gjykata në Cyrih dha vendimin për imamin 25 vjeçar, për të cilin pretendohet se e prezanton veten si “Sheiku Abdurrahman”.

Prokuroria në seancë pretendon se “pikëpamjet fetare të imamit shkaktojnë rrezik për publikun”.

Avokati i të pandehurit në mbrojtjen e tij tha se “Ai ishte vetëm një refugjat i cili qëndronte për tre muaj në Zvicër dhe për të cilin nuk kishte asnjë dyshim. Nuk ishte një musliman fanatik”.

Gjykata vendosi që imami etiopian, i cili mbahej në burgim për më shumë se një vit, të shpallet fajtor me arsye se “ka nxitur dhunë dhe ka punuar në Zvicër përkundër asaj që nuk posedonte lejeqëndrim dhe leje të punës”.

Sipas vendimit, imami i cili u dënua me 18 muaj burgim me kusht dhe 15 vjet ndalesë për hyrje në Zvicër, pas përfundimit të procesit do të dëbohet nga shteti.

Xhamia An’Nur ishte mbyllur

Me kërkesën e Prokurorisë në Winterthur/Unterland, policia e Kantonit të Cyrihut më 2 nëntor të vitit të kaluar ka kryer bastisje në xhaminë An’Nur.

Me këtë rast imami dhe tre persona tjerë janë ndaluar, kurse prokurorët zviceranë kishin nisur hetimet për të dyshuarit me dyshimin për nxitjen e dhunës.

Xhamia është mbyllur në muajin qershor, meqë pronarët e ndërtesës refuzuan vazhdimin e kontratës së qirasë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit