22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Zjarri në qendrën tregtare, Putin: Neglizhencë kriminale

Më të lexuarat

Presidenti Vladimir Putin e ka konsideruar si “neglizhencë kriminale” ngjarjen në qendrën tregtare që u përfshi nga zjarri, ku humbën jetën 64 persona dhe mes tyre 41 fëmijë.

Duke folur nga vendi ku ndodhi ngjarja në Kemerovë të Siberisë, Putin tha: “Njerëzit, fëmijët erdhën për t’u çlodhur. Ne diskutojmë për demografinë dhe po humbasim kaq shumë njerëz për shkak të çfarë? Për shkak të neglizhencës kriminale”.

Agjencia e lajmeve Interfax raportoi se rreth 300 njerëz u mblodhën jashtë zyrave të qeverisë lokale duke kërkuar shkarkimin e autoriteteve.

Shkaku i zjarrit akoma nuk dihet, por Komiteti Hetimor i Rusisë ka folur për “shkelje serioze” në qendrën tregtare.

Zjarri filloi në një kat të sipërm duke përfshirë dyqanet, kinematë dhe sallat e lojërave të boëling.

Shumë persona u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve të zjarrit. Teksa deri tani janë arrestuar pesë persona, duke përfshirë edhe një zyrtar që dyshohet se ka çaktivizuar sistemin e alarmit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit