16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zgjedhjet lokale në Kosovë, si mund të votojë diaspora

Më të lexuarat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, të enjten, ka miratuar planin operacional për organizimin e zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 17 tetor.

Në planin me 11 pika, janë edhe disa që kanë të bëjnë me votuesit jashtë vendit, raportojnë mediat vendase.

Në pikën 7, thuhet se afati për aplikim të votuesve jashtë vendit është nga 10 korriku deri më 18 gusht, pra një muaj e një javë, ndërkohë në pikën 8, thuhet se votimi përmes postës do të bëhet nga 15 shtatori deri më 15 tetor, dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Fushata zgjedhore do të zgjasë një muaj 16 shtator – 15 tetor, ndërkohë afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim nis qysh sot dhe mbaron më 16 gusht. m.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit