22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Zeka: Hashim Thaçi ishte pjesëtar i LDK-së

Më të lexuarat

Milaim Zeka, gazetar i luftës së UÇK-së dhe aktualisht moderator i emisionit “Pa Rrotlla”, kujton se disa prej liderëve aktual politikë, kanë qenë pjesëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
 
Ai, në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, RTK, ka thënë se ministri aktual i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe disa liderë të tjerë ishin anëtarë të LDK-së.transmeton Telegrafi.
 
“Hashim Thaçi, Hydajet Hyseni dhe Jakup Krasniqi kanë qenë pjesëtarë të LDK-së. Nuk e di pse e mohojnë këtë gjë. Vetëm shqiptarët dinë ta mohojnë të kaluarën e tyre. Ka dëshmitarë të kësaj që po them”, ka thënë Zeka në emisionin Komiteti të RTK-së.
 
Zeka gjithashtu ka zbuluar detajet se si anëtarët e parë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit