7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Zëdhënësi i DASH-it, Price tregon se çfarë përfiton Kosova dhe Serbia nëse arrijnë një marrëveshje

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka folur ditë më parë në telefon me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Duke komentuar deklaratën e kryediplomatit amerikan se i gjithë rajoni do të kenë përfitime të mëdha kur presidenti i Serbisë, Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të arrijnë një marrëveshje që parasheh “kompromise të vështira”, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Ned Price specifikoi se çfarë shpërblimesh kishte në mendje Blinken.

“Siç e dini, Sekretari është kyçur personalisht në shumë prej këtyre çështjeve në rajon. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë tërhequr vëmendjen e plotë të tij”, pohoi ai për pavlovictoday.

Sipas tij, me arritjen e marrëveshjes ka mundësi që shqiptarët dhe serbët ta bëjnë Ballkanin Perëndimor më të qëndrueshëm, më të sigurt, duke ndërtuar po ashtu rrugë dhe ura ndërmjet komuniteteve në rajon.

“Kjo është ajo që ne duam të bëjmë në këtë rast. Kjo është ajo që ne vërtet duam të bëjmë me diplomacinë tonë në të gjithë rajonin – për të nxitur më shumë ndërlidhje dhe nëpërmjet këtyre ndërlidhjeje, të ndërtojmë mirëkuptim, partneritet, siguri, stabilitet dhe prosperitet”, deklaroi Price.

Ndryshe, SHBA ka përkrahur së fundi një plan të hartuar prej francezëve dhe gjermanëve, i cili parasheh normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit