2.5 C
Pristina
Thursday, December 1, 2022

Zagrebi synon të bëhet qytet i mençur

Më të lexuarat

Qyteti i Zagrebit do të rinovoj rreth 40% të ndriçimit publik duke përdorur një model të partneritetit publiko-privat në një projekt që do të arrijë vlerën prej 42 milion eurove.

Projekti është pjesë e strategjisë së kryeqytetit kroat për t’u që të shndërruar në Qytetin e Mençur.

Kryeqyteti kroat synon të rrisë efikasitetin energjetik të sistemit të ndriçimit publik dhe të zvogëlojë ndikimin e tij negativ në klimë. Me projektin për të zëvendësuar 40% të ndriçimit publik, Zagrebi po përgatitet të bëhet një qytet i mençur, tha Agjencia Rajonale e Energjisë e Kroacisë Veriperëndimore.

Sapo të zbatohet projekti, Qyteti i Zagrebit do të arrijë kursime në kostot e mirëmbajtjes dhe funksionimit të infrastrukturës publike dhe kursime në konsumin e energjisë elektrike prej rreth 75% ose 21 GWh në vit.

Rindërtimi i sistemit të ndriçimit publik në Zagreb do të reduktojë gjithashtu emetimet e CO2 me rreth 5,000 ton në vit, shtoi REGEA.

Modernizimi i sistemit të ndriçimit publik ndjek modelin e kontraktimit të performancës energjetike (EPC).

Sipas një modeli të tillë kontrate, një partner privat, ende i panjohur, projekton, financon dhe kryen në mënyrë të pavarur punimet për rikonstruksionin e ndriçimit publik dhe garanton realizimin e standardeve të rëna dakord. EPC është e vlefshme për shtatëmbëdhjetë vjet – dy vjet janë për përgatitjen e projektimit dhe ekzekutimin e punës, dhe gjatë pesëmbëdhjetëve të ardhshme, partneri do të ofrojë shërbime të ndriçimit publik.

Ndryshe, më herët këtë vit, Tomislav Tomasevic nga ‘të gjelbërtit’ ka fituar garën për pozitën e kryetarit të Zagrebit në zgjedhjet e fundit lokale.

Përmes platformës së tij ‘Ne mundemi!’, Tomasevic ka premtuar se do të përkrahë vendosjen e paneleve solare në kulmet e shtëpive dhe ndërtesave, masave të efiçiencës së energjisë dhe se do të aplikojë parimet e ekonomisë qarokre gjatë mandatit të tij në Zagreb./

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit