22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Yıldırım në Washington: Presim hapa konkrete nga SHBA për ekstardimin e Gylenit

Më të lexuarat

WASHINGTON (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, tha sot në Washington se pret hapa konkrete nga institucionet amerikane për të ekstraduar Fetullah Gylenin, kreun e organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pala jonë ka dërguar gjithçka që nevojitej, të gjitha informatat, të gjithë dokumentacionin. Nuk ka ngelur ndonjë dokument tjetër për t’u dërguar institucioneve këtu. Mund të them se janë dërguar më shumë dokumente sesa që nevojiten. Tani presim nga institucionet relevante të SHBA-ve të ndërmarrin hapa konkrete”, tha Yıldırım në një prononcim para gazetarëve në Washington, ku gjendet për vizitë zyrtare.

Yıldırım tha se qëllimi i vizitës së tij në SHBA është të arrihet progres në çështjet në të cilat dy vendet nuk kanë arritur të dakordohen.

“Ne do të shpalosim shumë arsye të drejta për zhvillimin e marrëdhënieve Turqi-SHBA në drejtim pozitiv, e jo në drejtim negativ”, theksoi kryeministri turk.

“Problemet mes SHBA-ve dhe Turqisë, siç ështe problemi i FETO-s dhe ai i PKK/YPG/PYD-së, nuk janë probleme që nuk mund të zgjidhen. Ne kemi vullnet për këtë. Ne do ta shpalosim në mënyrë të hapur dhe të sinqertë këtë çështje gjatë këtyre takimeve dhe me këtë rast do ta kuptojmë edhe qëndrimin e palës tjetër”, tha Yıldırım.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA, Yıldırım shoqërohet nga zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, dhe ministrin e Energjisë dhe Resurseve Natyrore, Berat Albayrak.

Siç është bërë e ditur, Yıldırım të enjten do të takohet me zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Mike Pence.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit