21.4 C
Pristina
Monday, May 27, 2024

Yıldırım: E papranueshme çdo formë e ndihmës për terroristët e PKK-së

Më të lexuarat

“Nuk bëhet fjalë që ne të pranojmë iniciativat që do të vijnë në kuptimin e ndihmës së drejtpërdrejt dhe indirekt për PKK-në”, tha Yıldırım

ANKARA (AA) – Kryeminsitri i Turqisë, Binali Yıldırım ka mbajtur një konferencë për media në aeroportin Esenboğa të Ankarasë para se të nisej për në kryeqytetin Londër të Britanisë së Madhe ku do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë me temë “Somalia”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në lidhje me vendimin e SHBA-ve për ndihmesën me armë ndaj PYD/PKK-së, Yıldırım ka thënë: “Nuk bëhet fjalë që ne të pranojmë iniciativat që do të vijnë në kuptimin e ndihmës së drejtpërdrejt dhe indirekt për PKK-në. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia janë dy partnerë të rëndësishëm në NATO. Prandaj nuk mendojmë se Amerika do të ndërmarrë aspektin për të bërë një zgjedhje mes marrëdhënieve tona në nivel strategjik dhe një organizate terroriste”.

“Situata e Turqisë në këtë çështje është shumë e qartë”

Duke vënë theksin se situata e Turqisë në këtë çështje është shumë e qartë Yıldırım, tha se “Nuk ka asnjë konfuzion në mendimin e saj. Çfarë është? Turqia është kundër përdorimit të PKK-së në rajon kundër një organizate tjetër terroriste si DEASH-i. Këtë ia kemi thënë në mënyrë të qartë bashkëbiseduesve tanë. Një organizatë terroriste nuk mund të eliminohet duke përdorur një organizatë tjetër terroriste. Sepse më pas ajo organizatë terroriste bëhet problem. Amerika e di shumë mirë këtë gjë”.

“Mendojmë se administrata amerikane ka ende në dorë mundësitë për të shqyrtuar duke marrë në konsideratë në nivelin më të lartë ndjeshmëritë e Turqisë në çështjen për organizatën terroriste PKK. Nëse merr një vendim të kundërt rezultatet që do të pasojnë nga kjo nuk do të lidhin vetëm Turqinë, por në të njëjtën kohë do të paraqesin një rezultat negativ edhe për Amerikën”, tha në fjalën e tij kryeministri Yıldırım.

Ndërsa në pyetjen në lidhje për pretendimet se Atatürk-u është fyer në një program televiziv, kryeministri Yıldırım ka theksuar se “Veterani Mustafa Kemal Atatürk dhe heronjtë e Republikës sonë janë vlerat tona kombëtare. Për këtë arsye çdo përngjasje që do të kryhet kundër këtyre ne nuk do ti pranojmë kurrë. Unë e dënoj ashpër këtë dhe iniciativa të ngjashme si kjo dhe gjithashtu në lidhje me këtë do të kryhen hapat e nevojshëm nëpërmjet rrugës ligjore”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit